Irani tall të dorëhequrin e të dërguarit amerikan: Kafshon më shumë sesa përtyp

  • A.P /
  • 07 gusht 2020 - 23:08
Irani tall të dorëhequrin e të dërguarit amerikan: Kafshon më shumë sesa përtyp

Irani është tallur me dorëheqjen e të zgjedhurit të qeverisë amerikane për politikën iraniane nën presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke akuzuar Shtëpinë e Bardhë se ”kafshon më shumë sesa përtyp”.

Ky postim në rrjetin social Tëitter nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Abbas Musavi, ka ardhur një ditë pas Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar për largimin e Brian Hook-ut nga administrata.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se Elliott Abrams, një tjetër diplomat që ka udhëhequr politikën amerikane në Venezuelë, do të zë përkohësisht vendin e Hook-ut.

Ai nuk ka dhënë ndonjë arsye për largimin e diplomatit.

Musavi ka thënë në postimin e tij në Tëitter se “nuk ka dallim” në mes të Hook-ut, Abrams-it apo ish-këshilltarit të Trumpit për Siguri Kombëtare, John Bolton.

“Sa i përket politikës amerikane ndaj Iranit, zyrtarët amerikanë kanë kafshuar më shumë sesa mund të përtypin”, ka thënë ai.

Largimi i befasishëm i Hook-ut ka ardhur para një votimi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të vazhduar embargo të armëve kundër Iranit.

Marrëdhëniet në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë përshkallëzuar prej kur Trump ka larguar SHBA-në nga marrëveshja bërthamore, që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.

Më vonë, të dyja këto shtete kanë qenë në prag të luftës, kur SHBA-ja ka sulmuar përmes një droni, komandantin e forcave elite të Iranit, Qassem Soleimani, duke e lënë atë të vdekur në Bagadad.

Disa ditë më vonë, autoritetet iraniane kanë sulmuar me raketa bazat irakiane që strehojnë ushtarë amerikanë në territorin e Irakut.

(Kosova Sot Online)