Tash e tutje sanksionohen personat që thonë se s’ka virusi, reagon Labionit Tahiri

  • A.P /
  • 07 gusht 2020 - 23:42
Tash e tutje sanksionohen personat që thonë se s’ka virusi, reagon Labionit Tahiri

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se me ligjin për parandalimin dhe luftimin e COVID-19 në territorin e Kosovës, është paraparë të ndëshkohen të gjithë ata persona që thonë se nuk ka virus.

“Me këtë ligj do të sanksionohen personat fizik dhe juridik që nuk zbatojnë masat e vendosura nga ana e qeverisë, që pritet që nëpërmjet amendamentit të bëhet detyruese, ku parashihen ndëshkime, që me ndikimin e tyre keqpërdorin duke thënë që nuk ka virus, sepse dëmi që e bëjnë në shoqëri është i madh dhe dezinformimet e tyre nuk do të duhej lënë pa u ndëshkuar”, ka deklaruar Osmani.

Pas kësaj ka reaguar Labinot Tahiri, i cili në një prej deklaratave të tij muaj më parë, kishte thënë se nuk ka virus.

Ai publikoi një video të marrë nga ndjekësit, ku shihet një numër i madh i qytetarësh duke u argëtuar nën ritmin e këngës së tij.

Këngëtari u thotë atyre që të ruhen ngase mund të arrestohen e njësoj mund t’i ndodh edhe atij, ndërsa e porosit kryeparlamentaren që të punojnë në liberalizim të vizave dhe për ndalimin e lëndëve narkotike.

“Runu se ka me ju lidh tash Vjosa Osmani, e po pres mos po më lidh edhe mua, e se bashku me mua edhe shumë ndërkombëtarë që thonë lloj-lloj deklarata lidhur me Virusin! E bre Vjosa tybe unë nuk ju kam thënë me dalë sonte këtyre të rinjëve e mos jau prishni lumturinë! Punoni për Liberalizim se i keni lan mbyllur dhe bëni ligje për me ndal drogën ndaj te rinjëve dhe hajninë ku berdhama vjen prej Kuvendit. Qao qao Vjosa. Me respekt, Labi-FKSH”, ka shkruar ai.


(Kosova Sot Online)