Covid-19 në Kosovë: 3.961 raste aktive dhe 303 të vdekur – mbi 400 pacientë të hospitalizuar

  • A.P /
  • 07 August 2020 - 23:56
Covid-19 në Kosovë: 3.961 raste aktive dhe 303 të vdekur – mbi 400 pacientë të hospitalizuar

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 181 raste të reja me koronavirus.

Sot janë testuar gjithsej 463 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 181 raste pozitive.

Nga ky numër total i rasteve pozitive të identifikuara, 303 raste kanë përfunduar në vdekje – raste të cilat kanë pasur sëmundje shoqëruese.

Gjatë këtij 24 orëshi në Kosovë janë shëruar edhe 125 pacientë, duke e dërguar numrin e të shëruarve kështu në 5605 raste.

Numri i rasteve aktive në Kosovë është saktësisht 3961.

Nga ky numër i rasteve aktive, mbi 400 janë të shtrirë në Klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në Spitalet Rajonale.


(Kosova Sot Online)