Deputeti i VV’së shërohet nga COVID-19

  • S.A /
  • 08 August 2020 - 09:08
Deputeti i VV’së shërohet nga COVID-19

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se është shëruar nga COVID-19.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Bulliqi ka thënë se nga sot mund të vazhdoj me punën dhe angazhimet që i ka lënë në gjysmë shkaku i kësaj sëmundje.

“Dua të ju informoj se tanimë unë e kalova sfidën me virusin Covid-19 dhe sipas rekomandimeve të IKSHP-së që nga sot mund të vazhdoj punën dhe angazhimet e mia aty ku i kam lënë”, ka shkruar Bulliqi.

Ai ka falenderuar të gjithë ata që i kanë uruar shërim të shpejtë.

“Ju falënderoj të gjithë juve familjarë, miq dhe kolegë, që qëndruat pranë meje gjatë këtyre ditëve, duke më uruar shërim të shpejtë, mbështetje dhe kurajo që këto ditë të vështira t’i kaloj sa më lehtë”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online )