Koci përshkruan pushimet: Çmimet në Jug janë më të shtrenjta se mesatarja në Shqipëri

  • A.P /
  • 08 August 2020 - 12:27
Koci përshkruan pushimet: Çmimet në Jug janë më të shtrenjta se mesatarja në Shqipëri

Avokati kosovar, Arianit Koci, i ka përshkruar rrugët që ka kaluar me motorin e tij, nëpër Shqipëri. Ka thënë se ka shëtitur një pjesë të madhe të plazheve atje derisa ka folur pak edhe për çmimin.

“Çmimet janë më të shtrenjta se mesatarja në Shqipëri. Rrallë ka lirë e mirë!”, ka shkruar Koci.

“Plazhi korrekt e plotësonte mozaikun piktoresk të një vendi të vogël bregdetar. Për më tepër, edhe popullata lokale ishte në atë frymë: e butë, e qetë dhe mikpritëse. Bravo për himariotët!”, ka shkruar ai.

Postimi i Kocit:

Sagapo

Çfarë dite!
Plazhin e Qeparos, Himarës, Livadheve, Jalës dhe Akuariumit e kemi vizituar për një ditë. Rrjedhimisht jemi larë së paku pesër herë.

Por, t’ia filloj prej fillimit.

Vendosëm që dy ditë të mos lëvizim prej hotelit. Pas shtegtimit disa ditor, duke mos fjetur asnjë natë në të njejtin vend, filluan shenjat e para të lodhjes.

Në fakt, kishim edhe arsye tjera: hoteli i mirë, plazhi afër, ushqimi solid, rrezitja dhe librat e palexuara.

Por, dreqi e marrtë!

Nuk jam ai tip!

Filloi të më dhemb koka, dora dhe krahu.

Në jetën tjetër si duket kam qenë shtegtarë.

Shpend apo njeri – nuk është me rëndësi.

Lëvizja më jep energji dhe kënaqësi.

“Merita, pushimi statik nuk është për neve. A po i vizitojmë plazhët përreth?”

Ende pa thënë po, në ishim në motor.

Në Qeparo ishim larë dhe krypa në trup e kombinuar me diellin, erën që fryente prej lëvizjes së motorit, së bashku me aromën e detit dhe faktin që jam në lëvizje, krijuan rrethanën që të gjitha dhimbjet të më pushojnë menjëherë. Instant.

Plus, mu ngrit endorfina dhe adrenalina.

Si duket funksionoj në sistemin e perepetum mobile-s.

U ndalëm në Himarë – qytezë bregdetare me arkitekturë tipike greke, në verzionin e varfër.
Rend, rregull dhe pastërti më shumë se në shumicën e vendeve në Shqipëri.

Plazhi korrekt e plotësonte mozaikun piktoresk të një vendi të vogël bregdetar.

Për më tepër, edhe popullata lokale ishte në atë frymë: e butë, e qetë dhe mikpritëse.
Bravo për himariotët!

Livadhet, vendi i parë pas Himarës, është një plazhë hibride. As e egër, por as e përfunduar si projekt investiv.
Derisa kishte potencial turistik dhe mungesë të theksuar të hijës natyrore – nuk më bëri përshtypje.

Në fakt, Livadhët më kanë pëlqyer shumë para 15 viteve: plazhë e virgjër dhe e egër.

Investimi pa plan, ia ka humbur sharmin.

“Prit pak derisa të thahemi. Krypa po na han trupin, kur po veshemi” – po thotë Merita, derisa po e përgatis motorin për me vazhdu në Jale.

Kur udhëton me motor, plus kur lëviz prej vendit në vend, nuk ka luks.
Ama, ka shumë knaqësi. Lëvizë sa të don, ndalësh ku të don. Gjithmonë ka vend për parkim. Thjesht, bartesh në një dimesion tjetër mental, ku krypa, tushi, dhe luksi në përgjithësi, nuk janë të rëndësishme.

Plazhi i Jalës i kishte kontrurat e një vendi me kapacitete stabile turistike.

Edhe aty mungonte hija natyrore, e cila kompenzohej me çadra të ndryshme.

Sidqoftë, vlerën e Jalës ia rritë plazhi Akuariumit ose gjiri i Akuariumit.

Rreth dy kilometra rrugë pa asfalt dhe me plot mbeturina plastike të turistëve të pandergjegjshëm, të shpiejnë të një prej perlave të Shqipërisë.

Gurët e bardhë dhe uji i pastër në një relief shkëmbor, thuajse janë skulpturuar nga Michelangelo Bunarroti.

Bukuri.
Parajsë.

Patëm fatin me qenë pothuajse vetëm në krejt gjirin.

Pas një dite të hatashme, shkuam në darkë, në restorantin afër molos në Himarë.

Ma rekomandoi një mik, njohës i mirë i artit të ushqimit. Poashtu, njohës i mirë i verërave.
Lloj i hedonistit.

Peshku i egër, vera, shërbimi dhe pamja ishin fantastike.
Pasi e kryem porosinë, e luta kamarierin që të ma thërras pronarin, i cili ishte në pjesën tjetër të restoranit, që ta njoftoj.

“Më fal, a mund t’i them gruas time në restoranin tuaj – Sagapo (te dua, greqisht)”, me një fytyrë serioze dhe teatrale.

Plot disponim, u motivova prej greqishtës që e dëgjova në mes kamarierëve.

Kërkesa e ime e quditshme – pa i thënë as mirëmbrëma pronarit, e përcjellë me fytyrën time serioze e sjelli të njejtin në situatë të parehatisë.

U step për një moment.

U shikuam në sy, sikur të ishim në arenë të dyluftimit.

Fillova të buzëqeshi, dhe përnjëherë shpërtheu qeshja nga të dytë.

“Mund t’i thuash, po si jo? Vetëm mos i thuaj kamarierës. Nuk duam të kesh probleme me gruan, në restoranin tonë”… 

Kaluam shumë mirë. Pronari na qerasi me nga një gotë verë .
Për fund mund të them se më vjen shumë mirë që kemi restoran në bregdetin tonë shqiptar, që mund të i konkuroj restoraneve të mira në Kroaci, Itali dhe Francë.

Por, kjo e ka koston e vet.

Çmimet janë më të shtrenjta se mesatarja në Shqipëri.

Rrallë ka lirë e mirë!


(Kosova Sot Online)