Infektologu Dreshaj: Javën e ardhshme mund të rriten rastet shkaku i Bajramit

  • A.P /
  • 08 gusht 2020 - 17:26
Infektologu Dreshaj: Javën e ardhshme mund të rriten rastet shkaku i Bajramit

Infektologu Shemsedin Dreshaj, thotë se javën tjetër mund të ketë rritje të rasteve të reja me Covid-19, pasi në festën e Bajramit ka pasur lëvizje të madhe të qytetarëve.

Dreshaj u ka bërë thirrje qytetarëve të vetëdijësohen për luftën kundër Covid-19.

Tutje ai shtoi se nstitucionet shëndetësore po përballen me një numër të madh të rasteve me Covid-19.

Sipas tij, klinikat në SHSKUK në të cilat po trajtohen të infektuarit janë të mbushura plotë.

(Kosova Sot Online)