Rrahje në Skenderaj, 3 persona në burg, 2 lirohen

  • E.K /
  • 09 August 2020 - 11:29
Rrahje në Skenderaj, 3 persona në burg, 2 lirohen

Të shtunën në Skenderaj janë arrestuar pesë persona, të cilët ishin përfshirë në një rrahje.

Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës ka regjistruar në përleshje fizike në Skenderaj, ku janë përfshirë pesë persona.

Në njoftimin e Policisë thuhet se “si pasojë e rastit të gjithë të dyshuarit edhe një viktimë kanë pranuar tretman mjekësor”.

Ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit tre prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. 

(Kosova Sot Online)