Irani perëndimor goditet nga një tërmet prej 5.1 shkallësh

  • E.K /
  • 09 August 2020 - 12:04
Irani perëndimor goditet nga një tërmet prej 5.1 shkallësh

Një tërmet me fuqi prej 5.1 shkallësh të Rihterit e goditi të dielën provincën perëndimore të Iranit, Kermanshah, raporton televizioni shtetëror.

Ky televizion nuk dha të dhëna në lidhje me pasojat e mundshme në njerëz ose në dëme materiale nga dridhja, shkruan Reuters.

Vetëm u tha se dridhja është regjistruar në distriktin Gilan-e Gharb të kësaj province.

Irani goditet mjaft shpesh nga tërmetet dhe disa prej tyre kanë qenë tragjike.

Në nëntor të vitit 2017, 630 persona kishin vdekur nga një tërmet me fuqi prej 5.2 ballësh që e kishte goditur Tehranin.

(Kosova Sot Online)