Mrekulli! U hodh në det pas shpërthimit katastrofik në Liban, gjendet pas 30 orësh

  • E.K /
  • 09 August 2020 - 12:09
Mrekulli! U hodh në det pas shpërthimit katastrofik në Liban, gjendet pas 30 orësh

Mrekulli ekzistojnë! Një burrë që u hodh në det pas shpërthimit tragjik në qendër të qytetit të Bejrutit dje është gjetur i gjallë pas 30 orësh.

Punëtori i Portit të Bejrutit, Amin al-Zahed, fotografia e të cilit ishte postuar në një faqe Instagrami kushtuar gjetjes së banorëve të zhdukur, u gjet në detin Mesdhe, 30 orë pas shpërthimit që tronditi qytetin.



Një imazh i postuar në mediat sociale tregon një anëtar të një ekipi shpëtimi që mban një burrë të mbuluar me gjak në kuvertën e një anijeje, i cili thuhet se është al-Zahed.

Sipas një raporti nga Al-Arabiya, punonjësi i portit u transportua për në Spitalin Universitar “Rafic Hariri” në Bejrut pas shpëtimit të tij. Megjithatë, familja e al-Zahed foli sot në TV libanez, duke thënë se ata kishin kontrolluar spitalin, por nuk kanë qenë në gjendje ta gjejnë atë, njoftuan përdoruesit e mediave sociale.

(Kosova Sot Online)