55- vjeçari humbi jetën pasi u rrëzua nga shkallët e betonieres, arrestohet administratori i firmës

  • E.K /
  • 09 August 2020 - 13:28
55- vjeçari humbi jetën pasi u rrëzua nga shkallët e betonieres, arrestohet administratori i firmës

Policia e Cërrikut vuri në pranga administratorin e një firme ku humbi jetën 55-vjeçari me iniciale A.Q.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, në përfundim të veprimeve hetimore, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin : A.S., 53 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik.

Në firmën e ndërtimit ku ky shtetas është administrator, ditën e djeshme shtetasi A.Q., 55 vjeç, banues në fshatin Shalës , Cërrik punëtor i kësaj firme, duke punuar është rrëzuar akisdentalisht nga shkallët e betonieres dhe ka ndëruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

(Kosova Sot Online)