Edhe 12 të vdekur nga COVID-19, shkon në 327 numri i viktimave në Kosovë

  • E.K /
  • 09 gusht 2020 - 15:03
Edhe 12 të vdekur nga COVID-19, shkon në 327 numri i viktimave në Kosovë

Edhe 12 pacientë kanë vdekur që ishin të prekur me COVID-19. Dje ishin raportuar 315 njerëz të vdekur kurse sot ka shkuar numri në 327.

Kjo është bërë e ditur nga raporti 24 orës i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Numri total i rasteve pozitive është 10.247 raste nga 40.646 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 327 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHP’së.

(Kosova Sot Online)