Shërohen edhe 142 pacientë me COVID-19, shkon në 5 mijë e 944 persona që e kaluan virusin

  • E.K /
  • 09 August 2020 - 15:22
Shërohen edhe 142 pacientë me COVID-19, shkon në 5 mijë e 944 persona që e kaluan virusin

Në 24-orët e fundit janë shëruar 142 pacientë me koronavirus duke e çuar në 5944 persona që kanë kaluar sfidën me Covid-19.

IKSHPK ka publikuar të dhënat e fundit ku ka njoftuar se 142 pacientë janë shëruar teksa janë regjistruar edhe 188 raste të reja.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 142 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.944 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.976”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

(Kosova Sot Online)