Qeveria e çon në Kuvend marrëveshjen e huasë me BE-në në vlerë prej 100 milionë euro

  • E.K /
  • 10 August 2020 - 13:12
Qeveria e çon në Kuvend marrëveshjen e huasë me BE-në në vlerë prej 100 milionë euro

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miraturar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së huasë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës për ndihmën makro-financiare për Kosovën.

Me miratimin e këtij projektligji, e cili do të procedohet për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të fillojë realizimi i ndihmës makro-financiare në shumën maksimale prej 100 milionë eurosh në formë të huasë.

“Kjo ndihmë është aprovuar edhe në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Evropës, pas kërkesës së Qeverisë së Kosovës për ndihmë makro-financiare nga Bashkimi Evropian në lidhjen me pandeminë COVID-19 në prill të këtij viti”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.

(Kosova Sot Online)