Zvicerania e pranon se e vrau 7-vjeçarin nga Kosova, fajëson autoritetet

  • E.K /
  • 10 gusht 2020 - 14:40
Zvicerania e pranon se e vrau 7-vjeçarin nga Kosova, fajëson autoritetet

Në gjykimin që ka nisur sot në Bazel për vrasjen e shtatë vjeçarit shqiptar, e pandehura ka pranuar veprën. Por ajo nuk e sheh fajin për këtë akt tek vetja, por te autoritetet

Ka filluar sot në Gjykatën Penale të Bazelit procesi gjyqësor ndaj një gruaje 76-vjeçare për vrasjen e vogëlushit 7 vjeçar, Iljas M.

Që në fillim të gjykimit, ajo ka rrëfyer se ka vrarë një djalë të vogël vitin e kaluar, shkruan sda.ch.

Ndërkaq, ajo nuk e sheh fajin për këtë akt tek vetja, por tek autoritetet.

Prokuroria publike konsideron se gruaja është e papërgjegshhme penalisht (e sëmurë mentale) prandaj kërkon që ajo të mbahet nën masa kujdestarie në institutin përkatës për të sëmurë mentalë.

Në marrjen në pyetje, e pandehura ka pranuar disa herë se ajo kishte kryer aktin më 21 mars të vitit 2019. Ajo thuhet se ka goditur me thikë një nxënësin shtatë vjeçar gjatë rrugës nga shkolla për në shtëpi.

“Unë e bëra veprën, më vjen keq, lutem çdo ditë që kjo të mund të zhbëhet”, thotë ajo.

Por, gruaja e sheh veten si viktimë të autoriteteve, siç e ka pohuar me forcë disa herë, transmeton albinfo.ch. E pandehura mohon të ketë vepruar në një gjendje deliri. Ajo “nuk kishte zgjidhje tjetër përveç të vepronte ashtu”.

Ajo gjatë gjithë kohës ktehhet në një pikë, në përgjigjet e saj: Ae si ajo dhe ish partneri i saj janë shtypur nga autoritetet. “Ne jemi trajtuar si gjah në pyll dhe jo si njerëz”, përcjell albinfo.ch. Sipas aktakuzës, çifti ka luftuar kundër autoriteteve që nga viti 1977.

Një psikiatër mjekoligjor i angazhuar në proces beson se gruaja ka vepruar në gjendje deliri mashtruese dhe se është e papërgjegjshme penalisht.

Për vite të tëra, ajo ka pasur idenë fikse se është viktimë e autoriteteve, transmeton albinfo.ch. Eksperti mbron vendosjen e saj në një klinikë psikiatrike dhe, ndryshe nga prokuroria publike, jo në kujdestari.

Pledoajetë mbahen sot pasdite. Aktgjykimi do të shqiptohet të martën.

(Kosova Sot Online)