Ky është personi që vdiq aksidentalisht në Bajgorë

  • E.K /
  • 10 August 2020 - 14:57
Ky është personi që vdiq aksidentalisht në Bajgorë

Personi që vdiq sot si pasojë e një aksidenti me traktor, derisa ishte duke punuar në Bajgorë, është 47-vjeçari Gjergj Rama

Rama vdiq aksidentalisht derisa ishte duke punuar në kompaninë që po ndërton fluturake për energji elektrike në Bajgorë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Policia është në vendin e ngjarjes. Sipas informatave të para, një punëtor ka humbur jetën aksidentalisht me traktorin që ka qenë duke punuar”, ka thënë Zahiti.

(Kosova Sot Online)