Vetëm kjo i mungonte Libanit: Izraeli thotë se është gati për luftë me shtetin fqinj

  • E.K /
  • 10 August 2020 - 15:49
Vetëm kjo i mungonte Libanit: Izraeli thotë se është gati për luftë me shtetin fqinj

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Benny Gantz, tha të hënën se vendi i tij është i gatshëm për luftë me Libanin, nëse një gjë e tillë i imponohet.

Gjatë raportimit në Komisionin e Kuvendit për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje, Gantz paralajmëroi se një luftë e tillë do të kishte pasoja serioze për Libanin, shkruan Anadolu.

“Përderisa (kryetari i grupit Hezbolla, Hasan) Nasrallahu është armiku ynë më i madh në veri, ai është problemi më i madh për Libanin”, tha Gantz.

Sipas tij, situata në Lindjen e Mesme gjatë dekadës së kaluar ka qenë e brishtë dhe e paqartë, duke theksuar se Izraeli do t’i vazhdojë përpjekjet për ta parandaluar Iranin që të sigurojë fuqi bërthamore dhe që ta pengojë veprimtarinë e këtij vendi në Siri.

Duke folur për çështjen e Rripit të Gazës, Benny Gantz tha se Izraeli nuk ka interes tjetër në Gazë sesa paqja e plotë dhe kthimi i ushtarëve.

Në prill të vitit 2916, Hamasi kishte njoftuar se i ka marrë peng katër ushtarë. Identitetet e tre prej tyre nuk janë publikuar, ndërsa njëri, i quajtur Oron Shaul, ishte zhdukur që nga ofensiva e vitit 2014 e forcave izraelite në Gaza.

(Kosova Sot Online)