Kryeministri Hoti përkujton heronjtë: Lufta jonë për liri ishte e drejtë dhe e pastër

  • A.P /
  • 10 August 2020 - 18:56
Kryeministri Hoti përkujton heronjtë: Lufta jonë për liri ishte e drejtë dhe e pastër

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka përkujtuar dëshmorët Bekim Berisha-Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula, të cilët ranë heroikisht 22 vjet më parë në luftën kundër regjimit serb.

Hoti për heroin Bekim Berisah – Abeja, tha se ishte një njeri me përvojë luftarake dhe me vullnet e trimëri të jashtëzakonshme.


Në fund, Hoti tha “Lavdi jetës dhe veprës së trimave tanë”.

Kujtojmë se sot 22 vjet më parë ra heroikisht Bekim Berisha, i njohur me nofkën Abeja, në betejën e Junikut. E më pas u varros në fshatin e tij të lindjes, Graboc të Pejës.

“Abeja, një njeri me përvojë luftarake dhe me vullnet e trimëri të jashtëzakonshme, bashkë me trimat e tjerë, dëshmuan se lufta jonë për liri dhe pavarësi ishte e drejtë dhe e pastër, me ç’rast u mbështet edhe nga bota demokratike. Lavdi jetës dhe veprës së trimave tanë”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook.

(Kosova Sot Online)