Grafiku i vdekshmërisë nga Covid-19 në një milion banor, Kosova shënon 184 vdekje

  • A.P /
  • 10 August 2020 - 22:00
Grafiku i vdekshmërisë nga Covid-19 në një milion banor, Kosova shënon 184 vdekje

Faik Hoti nga Ministria e Shëndetësisë, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka zbuluar një grafik ku tregon disa krahasime në mes shteteve të ndryshme për vdekshmërinë nga Covid-19 në 1 milion banor.

Sipas grafikut, Kosova ka 184 vdekje për 1 milion banor. Shifër kjo e cila mund të krahasohet me Portugalinë, e cila i ka 173. Mirëpo Kosova ka 1.8 milion banor, ndërkohë që Portugalia ka 10 milionë banorë.

Belgjika prin në 851 vdekje nga Covid-19 në 1 milion banor, shtet ky me më shumë se 11 milionë banorë.

Në shtetet e Ballkanit më së miri qëndron Kroacia me vetëm 39 vdekje në 1 milion banor. Pas Kroacisë vijnë, Sllovenia me 62, Shqipëria me 70 vdekje, Serbia me 92, Mali i zi me 102, Bosnja dhe Hercegovina me 130 dhe Maqedonia e Veriut me më së shumti vdekje për një milion banor, gjithsej 253.

 Një ndër shtetet e cila e ka menaxhuar më së miri cështjen e pandemisë është Gjermania. Aktualisht Gjermania shënon 110 vdekje në një milion banor.

(Kosova Sot Online)