Ekspertët e kontrollit të pandemisë: Këtë lloj maske më mirë mos e vendosni, nuk ju mbron as 1 për qind

  • E.K /
  • 11 August 2020 - 09:28
Ekspertët e kontrollit të pandemisë: Këtë lloj maske më mirë mos e vendosni, nuk ju mbron as 1 për qind

A ka maska juaj vrima ose valvul?

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kohët e fundit ka azhurnua udhëzimet e saja duke këshilluar amerikanët të shmangin maskat e tilla në fytyrë, pasi ato nuk janë aq efektive në parandalimin e përhapjes së COVID-19.

 “Qëllimi i maskave është që frymëmarrja juaj mos të arrij te personi që e keni përballë. Maska me valvul të njëanshme ose vrima lejojnë që fryma juaj të shkoj në drejtim të personit që e keni pranë jush. Kjo mund të përhap virusin COVID-19”, deklaron agjencia federale amerikane në udhëzimin e ri, raporton FOX News.

“Prandaj, CDC nuk rekomandon përdorimin e maskave, nëse ato kanë një valvul ose vrimë”, njofton më tutje CDC-ja.

“Megjithëse ekziston besimi se çdo lloj maske është më e mirë se asnjë, nuk është me të vërtetë e dobishme kur dikush nuk mban një maskë të saktë ose nuk mban një të tillë që është joefektive. Këto udhëzime të fundit nga CDC-ja janë të dobishme për të ndihmuar njerëzit të zgjedhin maska”, tha mjeku John Whyte, zyrtari kryesor i kujdesit shëndetësor WebMD, transmeton Telegrafi.

“Unë e di që të gjithë dëshirojnë rehati kur vendosni një maskë. Maska e mirë synon të ndalë edhe grimcat infektive që vijnë nga njerëzit e tjerë. Problemi me valvulet është se, megjithëse, parandalojnë grimcat të hyjnë, ato lejojnë që të dalin – duke mposhtur qëllimin e kontrollit të infeksionit. Maska me vrima zvogëlon efektivitetin e luftës kundër koronavirusit”, vazhdoi ai.

Ndryshe, maska e vlerësuara N95 nuk përdoren në mjediset mjekësore, megjithëse thuhet se e bëjnë frymëmarrjen më të lehtë, sipas një studimi të vitit 2008 mbi maskat.

Në përgjithësi, N95 ndihmojnë në “zvogëlimin e ekspozimit të përdoruesit ndaj grimcave të ajrit, nga aerosolët e grimcave të vogla në pikat e mëdha”, sipas CDC.

(Kosova Sot Online)