Vjosa Osmani niset për në Mitrovicë, kjo është kërkesa e saj live nga vetura për qytetarët

  • E.K /
  • 11 August 2020 - 10:20
Vjosa Osmani niset për në Mitrovicë, kjo është kërkesa e saj live nga vetura për qytetarët

Kryekuvendarja Vjosa Osmani, sot në mëngjes ka marrë rrugë për Mitrovicë.

Ajo ka hyrë live në Facebookun e saj ku ka treguar se po vazhdon siç i quan vizitat e gjelbërta, e sot qytetin e lindjen, Mitrovicën për të biseduar me qytetarët për ruajtjen e ambientit.

“Shumë njerëz po mendojnë se në kohë të pandemisë duhet t’i harrojmë të gjitha temat e tjera, por ambienti ku jetojmë ambineti duhet të jetë një nga prioritetet. Me padurim po pres që të bisedoj me qytetarët e Mitrovicës”, ka deklaruar ajo.

Osmani ju ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë masat anti-covid.

 

 

Publiée par Vjosa R. Osmani sur Mardi 11 août 2020

(Kosova Sot Online)