Policia ndalon 18 persona të cilët nuk i respektuan masat ndaj COVID-19

  • S.A /
  • 11 August 2020 - 12:30
Policia ndalon 18 persona të cilët nuk i respektuan masat ndaj COVID-19

Policia e Kosovës po vazhdon që t’i ndaloj qytetarët të cilët nuk po përfillin masat mbrojtëse ndaj COVID-19, të vendosura nga institucionet shëndetësore.

Në 24 orëshin e fundit, janë ndaluar 18 persona të cilët nuk respektuan masat mbrojtëse për luftimin e virusit corona.

Siç raportojnë nga policia, 14 qytetarë u ndaluan në Prizren ndërsa, një është nga fshati Loshhkobare të Ferizajt, një është në Gjakovë dhe dy të tjerë janë në fshati Pagarushë e Malishevës.

“Fsh. Lloshkobare, Ferizaj 10.08.2020 – 20:10. Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh.

Shkak i mos respektimi të vendimeve të Qeverisë së Kosovës, për kufizim të lëvizjes nuk respektuan as një tre qytetarë në rrugën Ibrahim Rugova në Prizren.

“Rr. Ibrahim Rugova, Prizren 10.08.2020 – 00:55. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar , pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë, për kufizim të lëvizjes. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. Rr Ibrahim Rugova, Prizren 10.08.2020 – 01:05. Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë, për kufizim të lëvizjes. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh.

Edhe dy të tjerë në mbrëmjen e së dielës u ndaluan në fshatin Landovicë të Prizrenit.

“Fsh. Landovicë, Prizren 09.08.2020 – 22:30. Është raportuar se është hapur rast ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka rënë në kundërshtim me vendimin lëshuar nga qeveria, duke u shërbyer klientëve në hapësirë të mbyllur. I njëjti është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt. Fsh. Landovicë, Prizren 09.08.2020 – 22:45. Është raportuar se është hapur rast ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka rënë në kundërshtim me vendimin lëshuar nga qeveria, duke u shërbyer klientëve në hapësirë të mbyllur. I njëjti është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh.

E në rrugën Bekim Berisha në Prizren u ndaluan tetë persona. Të tetë këta, po ashtu nuk respektuan vendimet e qeverisë. Siç njoftojnë nga Policia e Kosovës, pas intervistimit ata janë liruar me procedurë të rregullt.

“Rr. Bekim Berisha, Prizren 10.08.2020 – 04:30. Është raportuar se është hapur rast ndaj tetë të dyshuarve meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë rënë në kundërshtim me vendimin e lëshuar nga qeveria, për kufizim të lëvizjes. Të njëjtit janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

E në fshatin Gjinovc të Suharekës, gjatë ditës së djeshme është ndaluar një person pasi që i njëjti nuk respektoi rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, për vetëizolim.

“Fsh. Gjinovc, Suharekë 10.08.2020 – 10:35. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, nuk ka respektuar rekomandimin e IKSHPK-se për vetë izolim. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Ndërsa, në Korishë të Prizrenit, është arrestuar një person pasi që kishte organizuar dasmë, gjë e cila bie në kundërshtim me vendimet e qeverisë.

“Fsh. Korishe, Prizren 10.08.2020 – 15:00. Është raportuar se është hapur rast ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë dhe kishte organizuar ahengje private (dasma), veprime këto që bien në kundërshtim me vendimin e qeverisë. I njëjti është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt”, raportohet nga Policia e Kosovës.

Edhe në Gjakovë u arrestua një person pasi nuk respektoi vendimet e Qeverisë.

“Rr. Beqir Kastrati, Gjakovë 10.08.2020 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Dy qytetarë të tjerë, po ashtu mos respektim të masave mbrojtëse ndaj COVID-19 u arrestuan në Pagarushë të Malishevës.

“Fsh. Pagarushë, Malishevë 10.08.2020 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Fsh. Pagarushë, Malishevë 10.08.2020 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online )