Numri i të shëruarve nga COVID-19 sot e tejkaloi atë të të infektuarve

  • E.K /
  • 11 August 2020 - 15:14
Numri i të shëruarve nga COVID-19 sot e tejkaloi atë të të infektuarve

Numri i personave të shëruar nga COVID-19, sot e ka tejkaluar numrin e të infektuarve. Vetëm në 24 orët e fundit, betejën me këtë sëmundje e kanë fituar 190 persona.

Bazuar në raportin e fundit të IKSHP’së, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 6 mijë e 248.

 Ndërkohë, raste aktive në gjithë vendin janë rreth 4 mijë.

“Numri total i rasteve pozitive është 10.590 raste nga 41.615 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 354 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 190 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.248 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.988”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)