VV kërkon të dijë si u licencuan ordinancat për të bërë teste për Covid-19, i dejtohet MSH’së

  • A.P /
  • 11 August 2020 - 16:37
VV kërkon të dijë si u licencuan ordinancat për të bërë teste për Covid-19, i dejtohet MSH’së

Lëvizja Vetëvendosje, përmes nënkryetares së Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka parashtruar kërkesën për qasje në dokumente publike brenda Ministrisë së Shëndetësisë, për materialet dhe dosjet e dorëzuara nga të gjitha institucionet private shëndetësore të cilat kanë bërë kërkesë për licencim, respektivisht për lejimin e shërbimit të testimit SARS-Cov-2.

Që nga dje laboratorët privatë do të kenë të drejtë për të kryer testimet për COVID-19.

Ndërkaq, sa i përket çmimeve sot u bë thirrje që të mos manipulohet me to nga laboratorët privatë.

(Kosova Sot Online)