Gjyshja 108-vjeçe e virgjër deri në fund të jetës: Ju rrëfejë sekretin

  • A.P /
  • 11 August 2020 - 18:53
Gjyshja 108-vjeçe e virgjër deri në fund të jetës: Ju rrëfejë sekretin

Këtë të shtunë, Carmelina Ruocco mbushi 108-vjeçe.
E moshuara italiane, jeton në Casola di Napoli, një komunë e vogël në malet Lattari.

Por në këtë zonë jetojnë edhe Maria Cuomo, e cila është 106 vjeçe, duke e bërë komunën e vogël që të njihet si zona e “shekullorëve”.

Por Carmelina është vërtetë një zonjë rekordesh. Kush e njeh, e mban mend duke shkuar në kishë me rruazat me kryq në dorë.E përkëdhelur dhe e rrethuar nga dashuria e të afërmve dhe fqinjëve, Carmelina është ndjerë e lumtur.

Ajo nuk është martuar kurrë, ndonëse ka pasur disa të dashur.

E pyetur nga mediat vendase se cili është sekreti i jetëgjatësisë së saj, ajo thotë “E virgjër deri në moshën 108-vjeçare”.Madje shton se nuk ka asnjë pishman, pasi pretendon se ky është sekreti.

(Kosova Sot Online)