A do të rikandidojnë për deputetë Sali Berisha dhe Jozefina Topalli?!

  • A.P /
  • 11 August 2020 - 18:59
A do të rikandidojnë për deputetë Sali Berisha dhe Jozefina Topalli?!

Në PD kjo është një periudhë e rëndësishme në procesin e përzgjedhjes së atij që do të jetë ekipi që do të garojë në zgjedhjet e ardhshme.

Besnik Mustafaj, një nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në PD, ka folur në lidhje me rikandidimin e Sali Berishës dhe rikthimin e figurave të larguara të kësaj partie.

Sa i përket rikandidimit të Berishës, ai e thotë qartë që do të jetë në listë, duke e vlerësuar atë si një person të rëndësishëm për PD-në dhe për vendin.

“Unë jam një nga kritikët e Berishës që nga 2007 për shumë aspekte. Berisha nuk është më kryetar i PD. Kontributi i tij ka qenë shumë i rëndësishëm për vendin dhe jo vetëm për PD. Kujtojmë këtu denoncimet e tij… Po të marrim këto denoncime kanë rëndësi shumë të madhe për vendin dhe ai ka një bilanc që e bën të denjë.  Në këtë kuptim unë besoj se gjërat janë të thjeshta nga pikëpamja e kontributit dhe e cilësive, dhe ai duhet të jetë”, tha Mustafaj.

Ndërsa i pyetur në lidhje me rikthimin e Jozefina Topallit, ku tha se nëse ajo është propozuar nga anëtarësia do ta ketë votën e tij. “Unë e shoh si një nxjerrje mësimi të atyre që afrohen. Përderisa s’janë afruar ne asnjë parti tjetër…Këta e kanë më te lehtë dhe duhet ta gjejnë më lehtë derën e PD.

Topalli ka qenë shpesh herë kritike dhe emri i saj thuhet se është propozuar në Shkodër, unë ende se kam parë listën, por nëse është, unë aq sa më takon mua, do e ketë më të lehtë… do e ketë votën time”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online)