Nasim Haradinaj godet: Ramushi flet kot kur përmend demarkacionin, 8 mijë hektarë nuk kthehen më

  • A.P /
  • 11 August 2020 - 19:14
Nasim Haradinaj godet: Ramushi flet kot kur përmend demarkacionin, 8 mijë hektarë nuk kthehen më

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, e konsideron fakt të kryer marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Haradinaj ka thënë se malaziasit do të hyjnë në Kosovë deri aty ku është vendosur kufiri i demarkacionit në Kuçishte.

“Vetëm nëse bëhet ndonjë luftë botërore ndërron kjo punë. Ëndrra të mos mundohet askush askujt t’i shesë”, tha ai.

Haradinaj thotë se në Gllogjan malaziasit po futen deri në “sërnishte”.

Ai thotë se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, flet kot kur e përmend demarkacionin.

“Vetëm tru shpëlarët dhe fansat politik që besojnë se mund të kthehet demarkacioni. Në brendi të gjithë e dimë se kjo punë është kryer. Korrigjim kufiri do të ketë. Ndonjë rregullim aty këtu por 8 mijë hektarë nuk kthehen më, mirupafshim!”, ka deklaruar ndër të tjera Nasim Haradinaj.

(Kosova Sot Online)