Kufijtë me Serbinë ende të pacaktuar, Kosova pa Komision për shenjim të kufijve

  • A.P /
  • 11 August 2020 - 20:44
Kufijtë me Serbinë ende të pacaktuar, Kosova pa Komision për shenjim të kufijve

Qeveria Hoti ende nuk ka emëruar Komision për Shënjim të Kufijve, kërkohet demarkim i kufijve me Serbinë.


Janë bërë katër vite që është votuar marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.

Por demarkimi me këtë shtet ende nuk është bërë.

E kjo po i shkakton probleme banorëve të Kullës.

Por demarkimi i kufijve shtetëror të Republikës së Kosovës nuk po shkakton problem vetëm atje.

Edhe banorët e Karaçevës së Kamenicës po e shohin si të domosdoshëm matjen e kufirit me Serbinë.

Kjo temë sipas anëtares së Komisionit për Punë të Jashtme, Ariana Musliu-Shoshi duhet të futet në agjendën e temave të Kosovës më Serbinë.

Por për ti matur kufijtë e Kosovës nuk ka komision.

Kjo për shkak që Kryeministri Hoti shkarkoi Komisionin për Shënjimin e Kufijve.

Ish anëtari i këtij komisioni, Shpejtim Bulliqi  thotë që është e pa logjikshme që Kosova të mbetet pa një komision të tillë.

Sipas tij, demarkim duhet të ketë edhe me Serbinë.

Ndërkohë në Komisionin për Punë të Jashtme thonë që nuk është diskutuar më herët kjo temë.

Por nëse qeveria e sjell në rend atëherë do të diskutojnë.

E në Qeverinë e Kosovës kanë thënë që janë duke e shqyrtuar këtë çështje. Por nuk kanë dhënë afat për emërimin e tij.

“Po sa është shkarkuar komisioni i vjetër qeveria e Kosovës i ka bashkërenduar aktivitetet edhe takimet për të emëruar komisionin e ri.”

“Ne vetëm kemi kontaktuar me profesionistë të fushës, ekspertë të fushës të cilët kanë ekspertizë të dëshmuar në këtë fushë dhe natyrisht ka marrë miratimin e tyre dhe me kohë do të bëhet edhe emërimi i këtij komisioni. Prandaj nuk ka asnjë vonesë mirëpo këto janë çështje që duan kohë dhe natyrisht duan sinkron. Nuk ka afate nuk është çështje që shtrohet me afate në ndonjë afat optimal, kur qeveria ta konsideroj të nevojshme.”

Ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të kërkesë për raportim të drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kreshnik Gashi.

Kjo kërkesë e bërë nga anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së u bë pas zhvillimeve të fundit në fshatin Karaçevë.

(Kosova Sot Online)