Përçarjet e brendshme, koalicioni qeverisës do të mbajë takim pas shërimit të Hotit

  • A.P /
  • 11 August 2020 - 20:59
Përçarjet e brendshme, koalicioni qeverisës do të mbajë takim pas shërimit të Hotit

Isa Mustafa ka thënë se në takimin e parterëve, do të definohen disa gjëra që janë përfshirë në marrëveshje.


Duket se e ka marrë shumë seriozisht punën e koordinatorit.

Por emërimi i Skënder Hysenit, në këtë pozitë po cënon seriozisht raportet mes partnerëve të koalicionit.

Skënder Hyseni, që të martën u pa në Kuvend ka zhvilluar takime me përfaqësues të partive parlamentare dhe jo-parlamentare, por deri tash nuk ka takuar askënd nga AAK-ja.

Partia e Ramush Haradinaj vazhdon ta cilësojë të panevojshme emrimin e Hysenit në këtë pozitë.

Për këtë temë dhe shumë tjera do të diskutohet edhe në takimin e paralajmëruar nga Isa Mustafa.

Dicka e tillë do të ndodhë menjëherë pas shërimit të kryeministrit Avdullah Hoti.

Të paktën kështu ka thënë  vet Isa Mustafa.

 “Uroj që kryeministri ta kapërcejë sa më shpejtë betejën me Covid-19 dhe të fillojë t’i ushtrojë detyrat nga zyra. Kjo hapë edhe mundësin që të ulemi bashkërisht me partnerët e koalicionit dhe të bisedojmë për çështjet që janë hapur në media. Kam theksuar edhe më parë se nuk shoh çështje që nuk ka zgjidhje, por shtoj, me kusht që të ekzistojë besimi reciprok”, Isa Mustafa.

E për pozitën e koordinatorit që Ramush Haradinaj u habit shumë që ndodhi, Mustafa tha se në marrëveshje disa gjëra janë të padefinuara.

(Kosova Sot Online)