I beson Putinit, kush është presidenti i parë që do të marrë vaksinën ruse kundër COVID-19

  • A.P /
  • 11 August 2020 - 21:05
I beson Putinit, kush është presidenti i parë që do të marrë vaksinën ruse kundër COVID-19

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, është ofruar të bëhet personi i parë që i nënshtrohet vaksinës ruse kundër koronavirusit.

“Besoj në vaksinën  e prodhuar prej tyre dhe mendoj se ajo do të jetë shumë e mirë për njerëzimin”, tha presidenti Duterte.  Rusia ka pranuar të bashkëpunojë me Filipinet për eksperimentet, furnizimin apo prodhimin e vaksinës.

Filipinet janë mes vendeve me numrin më të lartë infektimeve me COVID-19 në Azi, por zyra e presidentit Duterte sqaroi të martën se vaksina ruse do t’i nënshtrohet fillimisht kontrollit nga administrata a ushqimeve dhe ilaçeve në vend.

(Kosova Sot Online)