Mitrovica me masa të veçanta kundër koronavirusit, qytetarët i mirëpresin

  • A.P /
  • 11 August 2020 - 21:06
Mitrovica me masa të veçanta kundër koronavirusit, qytetarët i mirëpresin

Banorët i mirëpresin masat e reja, bizeneset thonë që do t’i respektojnë.


Me maska dhe duke mbajtur distancë po bisedojnë me njërin-tjetrin.

Si këta dy banorë të Mitrovicës po i rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik edhe të tjerët.



Por masave që ka caktuar qeveria, Komuna e Mitrovicë ka shtuar edhe disa të reja.

Ato kanë të bëjnë më shumë me distancën nepër kafiteritë e qytetit, ku do të caktohet distanca mes tavolinave.

E banorët e kësaj komune po i mirëpresin këto masa, pasi thonë qe është për të mirën e tyre.

Ndërkohë edhe nga bizneset thonë se janë njoftuar për këto masa dhe se do t’i respektojnë.

E nga komuna e Mitrovicës, tregojnë arsyen e marrjes së këtyre masave.

Ademi thotë se kanë hasur në mirëkuptim të qytetarëve dhe të bizneseve, ndërsa tregon se a do të ketë masa tjera shtese.

Të gjitha bizneset që nuk do t’i respektojnë këto masa, nuk do t’iu shqiptohen gjoba por do të mbyllen për një javë.

(Kosova Sot Online)