Disa komuna të gatshme që të fillojnë vitin e ri shkollor nëpër shkolla

  • A.P /
  • 11 August 2020 - 21:09
Disa komuna të gatshme që të fillojnë vitin e ri shkollor nëpër shkolla

Disa komuna janë shprehur të gatshme që fillimin e vitit të ri shkollor ta bëjnë nëpër shkolla.


Mësimi do të fillojë më 1 shtator.

Por akoma nuk dihet nëse nxënësit do t’i kthehen bankave shkollore apo do ta vazhdojnë mësimin virtual.

Një vendim të tillë pritet ta marrin vet komunat e Kosovës.

Kështu është vendosur në takimin e mbajtur gjatë së martës mes kryetarëve të komunave të Kosovës e ministrit të arsimit, të shëndetësisë dhe drejtorit të IKSHPK-së.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përgatitur tre skenarë të ndryshëm për fillimin e vitit të ri shkollor, mbajtja e mësimit në shkollë, mësimi i kombinuar apo në distancë.

Disa komuna kanë  shprehur gatishmërinë që ta mbajnë mësimin në ambiente shkollore.

E mësimi në ambiente shkollore po vlerësohet që është me prioritet për nxënësit e klasëve të para.

Sipas njohësit të arsimit, Dukagjin Pupovcit duhet të ketë një kombinim mes tre skenarëve të propozuar nga ministria.

Sipas Pupovcit institucionet arsimore nuk janë përgatitur mjaftueshëm për fillimin e vitit të ri shkollor.

Por për këtë ka kërkuar moblizim i pari i ekzekutivit, Avdullah Hoti. Përmes një statusi në Facebook, Hoti ka thënë që viti i ri akademik duhet të fillojë duke pasur parasysh të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së.

(Kosova Sot Online)