Rexhaj: Kjo qeveri është analfabete në menaxhimin e pandemisë

  • A.P /
  • 11 August 2020 - 21:26
Rexhaj: Kjo qeveri është analfabete në menaxhimin e pandemisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se partia e tij ka mbështetje edhe nga shoqëria për të inicuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

“Si pikë të parë të këtij mocioni e kemi vendosur dështimin në menaxhimin e pandemisë. Kjo qeveri është analfabete në menaxhimin e pandemisë. E dyta është qasja e gabuar e kësaj qeverie ndaj dialogut”, është shprehur Rexhaj 

Më tej, Rexhaj duke diskutuar për menaxhimin e pandemisë tha se Qeveria Kurti kishte paraparë hapjen në tre hapa.

“Keqmenaxhimi i tanishëm i pandemisë është për shkak të rrëzimit të Qeverisë Kurti, e cila qeveri buronte nga vullneti i qytetarëve”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)