Publikohet formulari për ankesa për kurdisje të çmimeve të laboratorëve për testet për COVID-19

  • A.P /
  • 11 August 2020 - 21:42
Publikohet formulari për ankesa për kurdisje të çmimeve të laboratorëve për testet për COVID-19

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka publikuar formularin të cilin mund ta plotësojnë të gjithë qytetarët që kanë informacione për laboratorët privatë të cilët fiksojnë çmimet në mënyrë të bashkërenduar për testin për COVID-19.

Prestreshi përmes një postimi në Facebook ka ftuar të gjithë qytetarët që të plotësojnë formularin nëse kanë informacione të sakta.

Ai po ashtu tha se duhet që informacionet të jenë të sakta, për shkak se sioç tha ai për informata të rreme, dënimet janë nga 1 mijë deri në 3 mijë euro.

“Për çdo fiksim të çmimeve në mënyrë të bashkërenduar të laboratorëve të licensuar për testin COVID 19, ju lutem plotësone formularin në linkun më poshtë dhe përcjellne në [email protected]. Të keni kujdes dhe të jeni të sigurt për informatat e ofruara, sepse vendosja e Autoritetit të Konkurrencës në lajthitje apo dhënja e informatave të rreme, denoheni 1000 deri në 3000 euro”, shkruan Prestreshi.

(Kosova Sot Online)