E mbani mend 2-vjeçarin që pinte 40 cigare në ditë? Ja si duket ai pas 10 vitesh

  • A.P /
  • 12 August 2020 - 19:59
E mbani mend 2-vjeçarin që pinte 40 cigare në ditë? Ja si duket ai pas 10 vitesh

Para 10 vitesh u bë mediatike historia e një djali 2-vjeçar i quajtur Ardit Rizal, i cili konsumonte 40 cigare në ditë.

Djali nga Indoneza kishte krijuar varësi nga duhani atë kohë, i cili filloi të kishte edhe probleme shëndetësore.

Qeveria indoneziane e dërgoi Arditin në një qendër rehabilitimi, ku nisi të harronte zakonin e tij, por që filloi të shtonte shumë në peshë.

Tani ai është 12 vjeç dhe është mjaft i shëndetshëm.

Image

(Kosova Sot Online)