Vdes edhe një pacient në Spitalin e Gjilanit, ishte i infektuar me Covid-19

  • A.P /
  • 11 August 2020 - 22:22
Vdes edhe një pacient në Spitalin e Gjilanit, ishte i infektuar me Covid-19

Ka ndërruar jetë edhe një pacient i cili po trajtohej në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit. I ndjeri ka qenë i lindur në vitin 1956.

Sh.Sh. nga Sadovina e Muhaxherëve të komunës së Vitisë (1956), ishte konfirmuar pozitiv dhe betejën me COVID-19 e ka humbur në orët e mbrëmjes, të së martës, ka bërë të ditur për Mediafokus.info, drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, dr. Ukshin Ismaili.

“I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, shokëve e miqve. Unë apeloj të gjithë qytetarët e regjionit të Gjilanit që t’i respektojnë masat në mënyrë strikte për ta parandaluar më të keqen”, ka thënë Ismaili.

Përndryshe, rasti i parë pozitiv i regjistruar me COVID-19 në Kosovë është nga Stublla e Vitisë, më 13 mars.

Prej atëherë, numri total i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë është 10.590, të shëruar janë 6528 raste, derisa kanë ndërruar jetë 355 pacientë, shumica e të cilëve kishin edhe sëmundje shoqëruese.


(Kosova Sot Online)