Nëse keni informacione që klinikat private po i kurdisin çmimet e testit për COVID-19, plotësojeni këtë formular

  • E.K /
  • 12 August 2020 - 07:52
Nëse keni informacione që klinikat private po i kurdisin çmimet e testit për COVID-19, plotësojeni këtë formular

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, përmes një shkrimi në Facebook ka publikuar formularin të cilin mund ta plotësojnë të gjithë qytetarët që kanë informacione për laboratorët privatë të cilët fiksojnë çmimet në mënyrë të koordinuar për testin për COVID-19.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që t’i deklarojnë informatat e sakta, pasi sipas tij, vendosja e Autoritetit të Konkurrencës në lajthitje apo dhënia e informatave të rreme, mund të dënohen prej 1 mijë deri në 3 mijë euro.

“Për çdo fiksim të çmimeve në mënyrë të bashkërenduar të laboratorëve të licencuar për testin COVID 19, ju lutem plotësoni formularin në linkun mëposhtë dhe përcilleni në [email protected]. Të keni kujdes dhe të jeni të sigurt për informatat e ofruara, sepse vendosja e Autoritetit të Konkurrencës në lajthitje apo dhënia e informatave të rreme, dënoheni 1000 deri në 3000 euro”, ka thënë ai.

Për ta shkarkuar formularin klikoni këtu

https://ak.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Forma%20e%20KERKESES.pdf?fbclid=IwAR3128KCfBbMWW-uq2UI7pHB3Xb0EYl0dUAIbb4Tfsc6j3p6Y5tJXZ76oNM

(Kosova Sot Online)