Cila nga vajzat e Putin ka provuar e para vaksinën ruse ndaj koronavirusit?

  • E.K /
  • 12 August 2020 - 08:53
Cila nga vajzat e Putin ka provuar e para vaksinën ruse ndaj koronavirusit?

Putin befasoi botën kur njoftoi se Rusia ka gjetur vaksinën ndaj COVID-19 dhe do dalë në treg brenda pak ditësh.

Presidenti rus tha se gjatë disa testimeve vaksina ka rezultuar e suksesshme dhe se ofron një imunitet të qëndrueshëm ndaj COVID-19.

Po ashtu ai tha se njëra nga vajzat e tij tashmë është vaksinuar, dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore. “Gjëja më e rëndësishme është që të sigurohet një siguri e plotë e vaksinës dhe efikasitetit të saj”, tha ai ndërsa shtoi se një nga dy vajzat e tij ka marrë vaksinën.

Putin ka dy vajza, Maria Vorontsova dhe Katerina Tikhonova. Ende nuk dihet se cila prej tyre ka provuar vaksinën ruse ndaj COVID-19. Mediat e huaja kanë publikuar disa foto të tyre, por ato dalin shumë rrallë në media. Shihni fotot.

(Kosova Sot Online)