Kreu i fondit sovran në Rusi: Unë e mora vaksinën

  • E.K /
  • 12 August 2020 - 09:12
Kreu i fondit sovran në Rusi: Unë e mora vaksinën

“E mora vaksinën kundër Covid”. Është kjo deklarata e bërë nga kreu i fondit sovran në Rusi, Kirill Dmitriev, duke lajmëruar marrjen e vaksinës kundër koronavirusit, të prezantuar një ditë më parë nga presidenti Vladimir Putin.

“Mund të themi se funksionon. E mora vetë. Ia dhashë edhe prindërve dhe gruas”, deklaroi Dmitrev për CNN, duke shpjeguar se shpërndarja e vaksinës do të jetë graduale.

“Nuk do ua japim 10 milionë njerëzve nesër. Do jetë një shpërndarje shumë graduale dhe e kujdesshme”, deklaroi ai.

(Kosova Sot Online)