Dokumentet zyrtare: Vaksina ruse u testua vetëm në 38 njerëz, shkakton efekte anësore

  • E.K /
  • 12 August 2020 - 10:16
Dokumentet zyrtare: Vaksina ruse u testua vetëm në 38 njerëz, shkakton efekte anësore

Sipas disa dokumenteve zyrtare, vaksina kundër koronavirusit, e miratuar të martën në Rusi, është testuar vetëm në 38 persona dhe shkakton disa efekte anësore, si temperaturë, ethe, dhimbje dhe ënjtje.

Agjencia e lajmeve Fontanka raporton se vaksina ruse është miratuar nga rregullatori vetëm 42 pas fillimit të testimeve dhe efikasiteti i saj është i panjohur.

Në njërin nga dokumentet e dorëzuara për regjistrim të vaksinës thuhet se nuk ka pasur studime klinike për hulumtimin e efikasitetit epidemiologjik të substancës, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Dyshime ka edhe për aftësinë e kësaj vaksine për të krijuar antitrupa të mjaftueshëm pasi Vladimir Putin tha se vajza e tij tashmë ka zhvilluar antitrupa pasi është vaksinuar me vaksinën e re.

Përderisa presidenti rus ha se vajza e tij nuk ka përjetuar efekte anësore, agjencia ruse e lajmeve, Fontanka, pretendon se janë regjistruar disa efekte anësore, të cilat janë shfaqur shpesh te personat e vaksinuar.

Në 38 persona të rritur u regjistruan 144 raste të efekteve anësore. Në ditën e 42-të të studimit, 31 prej këtyre efekteve ende ishin duke vazhduar.

Kjo vaksinë nuk është e lejuar për personat nën moshën 18-vjeçare dhe ata mbi moshën 60-vjeçare për shkak të mungesës së hulumtimeve deri më tani.

Ajo nuk rekomandohet as për gratë shtatzëna dhe gratë gjidhënëse për shkak të mungesës së studimit të efikasitetit dhe sigurisë së vaksinës.

(Kosova Sot Online)