Gruaja nga Istogu dërgohet e vdekur në Qendrën e Mjekësisë Familjare, rasti po hetohet

  • E.K /
  • 12 August 2020 - 10:57
Gruaja nga Istogu dërgohet e vdekur në Qendrën e Mjekësisë Familjare, rasti po hetohet

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog, të martën është dërguar një grua pa shenja jete.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Dobrushë të Istogut.

“Raportohet se në Qendrën e Mjekësisë Familjare nga familjaret është dërguar pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar”, theksohet në raportin e policisë.

Po ashtu, është bërë e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)