11 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës në gjendje të rëndë, po trajtohen 63

  • E.K /
  • 12 August 2020 - 11:00
11 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës në gjendje të rëndë, po trajtohen 63

63 pacientë me COVID-19 po trajtohen  në Spitalin e Pejës. Prej tyre 39 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe 11 të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Po ashtu në këtë spital janë shëruar edhe 7 pacientë.

Nga Spitali i Pejës njoftojnë se nga stafi shëndetësorë, janë 5 mjek, 16 infermierë dhe 3 punëtorë nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me COVID-19.

“7 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 63 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 39 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile”, thuhet në raportin e spitalit.

 

6 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 4 lindje kanë qenë normale dhe 2 me...

Publiée par Spitali i Përgjithshëm Pejë sur Mercredi 12 août 2020

(Kosova Sot Online)