E mitura nga Prishtina largohet nga shtëpia, lajmërohet se po bashkëjeton me një mashkull

  • E.K /
  • 12 August 2020 - 11:38
E mitura nga Prishtina largohet nga shtëpia, lajmërohet se po bashkëjeton me një mashkull

Një burrë nga Prishtina ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia, ndërkaq më vonë ka pranuar informatën se ajo gjendet në shtëpinë e një mashkulli

Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës në Prishtinë, ka njoftuar policia në raportin në 24 orësh.

“Ankues i mashkull  kosovar ka njoftuar se vajza e tij e mitur  ka dal nga shtëpia dhe se më vonë ka pranuar informatën se ajo gjendet në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar”, thekson raporti.

Po ashtu, është bërë e ditur se të gjitha palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rast shkon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)