Xhaviti Haliti e elaboron qëndrimin e tij për t’iu bashkuar koalicionit: Duhet të bëjmë marrëveshje me LDK-në dhe tjerët

  • E.K /
  • 12 August 2020 - 14:24
Xhaviti Haliti e elaboron qëndrimin e tij për t’iu bashkuar koalicionit: Duhet të bëjmë marrëveshje me LDK-në dhe tjerët

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, është pro përfshirjes së partisë së tij në Qeverinë Hoti. Haliti ka listuar disa arsye përmes të cilave ka shfaqur qëndrimin e tij pro marrëveshjes me LDK-në dhe të tjerët

Përmes një postimi në Facebook, Haliti ka numëruar disa arsye sa i përket hyrjes së PDK-së në koalicion qeverisës. Sipas Halitit, se të gjitha këto çështje kërkojnë politikëbërje të përgjegjshme shtetërore dhe jo individë apo koalicion të brishtë si ky që e kemi.

Haliti ka thënë se në Partinë Demokratike të Kosovës, askush nuk e penalizon askënd për mendimin e lirë që e shfaq publikisht.

“Pyetja që shtrohet shpesh këto ditë, për sa i përket koalicionit qeverisës: të hyjë PDK-ja ose jo? Edhe në këtë rast unë e kam mendimin tim. Kosova është në udhëkryq të madh për shumë arsye. Po i numëroj disa, pa e bërë kategorizim sa i përket rëndësisë së tyre: – Pandemia COVID-19; Dialogu me Serbinë; Ndalimi i njohjeve të shtetit të Kosovës; Tërheqja e njohjeve të shtetit të Kosovës; Gjykata Speciale”, ka shkruar Haliti.

“Duke besuar në fuqinë e PDK-së, te ekspertët dhe te politikanët e saj, mendoj se duhet bashkuar (sipas një marrëveshjeje) së pari me LDK-në, e edhe me partitë tjera për të qeverisur me vendin, për t’u përballur me çështjet që duhet t’i zgjedhim. Prandaj edhe po kërkoj që të lihen interesat personale për interesin e vendit dhe të të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Haliti.

 

Mendimi i lirë i individit është pjesë e rëndësishme e demokracisë. Në PDK askush s’e penalizon askënd për mendimin e...

Publiée par Xhavit Haliti sur Mercredi 12 août 2020

(Kosova Sot Online)