Vdes në moshën 97-vjeçare miliarderi amerikan, Sumner Redstone

  • E.K /
  • 12 August 2020 - 15:14
Vdes në moshën 97-vjeçare miliarderi amerikan, Sumner Redstone

Miliarderi amerikan, Sumner Redstone, ka vdekur në moshën 97-vjeçare.

Redstone ka qenë shef ekzekutiv i kompanive Viacom Inc dhe CBS Corporation, por hoqi dorë nga këto pozita në vitin 2016 për shkak të përkeqësimit të shëndetit fizik dhe mendor.

“Babai im e jetoi një jetë të jashtëzakonshme që jo vetëm që e formësoi sektorin e zbavitjes siç e njohim sot, por krijoi një trashëgimi të mahnitshme familjare”, tha përmes një deklarate vajza e të ndjerit, Shari Redstone.

Vitet e fundit të jetës Redstone i kaloi me kundërthënie dhe beteja ligjore, shkruan CNN.

Sipas listës më të re të revistës Forbes, pasuria e miliarderit Stone ka vlerën e 4.6 miliardë dollarëve.

(Kosova Sot Online)