Don Zhuan i vërtetë! Del foto e Silvio Berlusconit me të dashurën e tij 53-vite më të re

  • A.P /
  • 13 August 2020 - 19:59
Don Zhuan i vërtetë! Del foto e Silvio Berlusconit me të dashurën e tij 53-vite më të re

E përjavshmja ‘Chi’ ka botuar ekskluzivisht në numrin e sotëm imazhet e Silvio Berlusconit dhe të dashurës së tij Marta Fascina të kapur për dore.

Ish presidenti i Milan-it po kalon pushimet së bashku me fëmijët e tij në Villa Certosa në Sardenia, ku shihet se është duke kaluar momente të këndshme dhe me të dashurën e tij.

Të dy të shoqëruar nga djali i Silvios, Luigi u larguan nga vila për të vizituar jahtin e ri të Ennio Doris një nga miqtë më të ngushtë të tij.

Për të arritur deri atje Silvio Berlusconi i lejoi vetes për herë të parë një gjest butësie në publik me Marta Fascinën, duke ecur përgjatë skelës dorë për dore.

Një dorë që ish kryeministri vazhdonte ta shtrëngonte teksa ecte raporton ‘Chi’. Berlusconi dhe e dashura e tij kanë 53 vite diferencë mes tyre, por kjo nuk i pengon aspak që të shijojnë një marrëdhënie së bashku, dhe të jenë të lumtur.

Image

(Kosova Sot Online)