Kryetari në detyrë i Podujevës infektohet me Covid-19

  • E.K /
  • 12 August 2020 - 15:53
Kryetari në detyrë i Podujevës infektohet me Covid-19

Kreu në detyrë i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka konfirmuar vetë që ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ai thotë se gjendet në vetëizolim disa ditor, meqë kishte pasur dyshimet që ka pasur simptoma të infektimit me COVID.

Gjithashtu ka treguar se është mirë me shëndet dhe që nuk ka ndonjë shqetësim serioz.

“Pas dyshimeve dhe qëndrimit disa ditorë në vetizolim jam testuar për COVID-19. Nga IKSHKP, sot më është konfirmuar se kam rezultuar pozitiv. Me shëndet jam shumë mirë dhe nuk kam asnjë lloj shqetësimi shëndetësor”, ka thënë Rudari.

 

Të dashur familjarë dhe miq, Të nderuar qytetarë Pas dyshimeve dhe qëndrimit disa ditorë në vetizolim jam testuar për...

Publiée par Nexhmi Rudari sur Mercredi 12 août 2020

(Kosova Sot Online)