Kryetari i Ferizajt pasi e merr albumin: Mozzik e meriton t’i duartrokasim

  • A.P /
  • 12 August 2020 - 17:36
Kryetari i Ferizajt pasi e merr albumin: Mozzik e meriton t’i duartrokasim

Kryetar i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu,ka takuar sot reperin Mozzik, i cili është banor i kësaj komune

Këtë e ka bërë të ditur vetë Aliu, përmes një statusi në Facebook.

“Pikërisht sot, në Ditën Botërore të Rinisë, prita një nga më të suksesshmit të rinj ferizajas, që ndoqi ëndrrën e tij e zhvilloi talentin, e që sot adhurohet nga mijëra të rinj. Gramoz Aliu (Mozzik) më bëri dhuratë albumin e tij më të ri muzikor, që mishëron suksesin e tij edhe jashtë kufijve tanë”, ka shkruar Aliu.


(Kosova Sot Online)