Ministrja e Financave poston për kryerjen e disa pagesave, vërshohet nga ankesat e qytetarëve

  • A.P /
  • 12 August 2020 - 19:30
Ministrja e Financave poston për kryerjen e disa pagesave, vërshohet nga ankesat e qytetarëve

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka bërë një postim në faqen në saj në Facebook për kryerjen e pagesave të disa masave të parapara me pakon për rimëkëmbje.

Ky ishte postimi i saj:

Të nderuar qytetarë,

Ministria e Financave sot ka bërë këto pagesa:
Masa 8: Pagesa per 826 përfitues, prej të cilëve 782 përfitues kanë marrë nga dy pagesa përnjëherë (2*130), kurse 44 përfitues kanë marrë tri pagesa përnjëherë (3*130), me shume totale 220,480.

Masa 3a: Pagesa për 288 biznese përfituese, me shumë totale 1,350,546.63.

Masa 14: Pagesa për 14,768 përfitues, prej të cilëve 14,223 persona marrin një pagesë, kurse 545 persona marrin dy pagesa përnjëherë, në vlerë prej 1,990,690.

Ju faleminderit për durimin!

 

Mirëpo qytetarë të shumtë thonë se mjetet që u janë dërguar, janë tërhequr menjëherë dhe për këtë kanë treguar mesazhe që u kanë ardhur per gabime teknike.

Image
Image

(Kosova Sot Online)