Deputetët shkojnë nëpër pushime, Kuvendi ka kryer vetëm 5% të punës së paraparë

  • A.P /
  • 12 August 2020 - 21:04
Deputetët shkojnë nëpër pushime, Kuvendi ka kryer vetëm 5% të punës së paraparë

Burime mësojnë se, Kryesia nuk mori një vendim të prerë në lidhje me pushimin e deputetëve.


Kjo është një nga herat e rralla, që të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zënë vendet e tyre në sallë.

Kjo e fundit është një nga legjislaturat, që më së paku ka kryer punë.

Kriza me pandeminë e kriza politike, si duket kanë bërë që Kuvendi të përmbushë vetëm 5% të agjendës legjislative.

Pritshmëritë sipas Cakollit, janë që të votohen vetëm edhe dy projektligje gjatë kësaj jave, para se Kuvendi të përmbyll sesionin pranveror.

Por, pavarësisht punës minimale që kanë kryer, deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të shkojnë në pushim.

Madje, një mbledhje ku do të diskutohej pushimi, Kryesia e Kuvendit e mbajti të mërkurën në mesditë.

Vetëvendosje vlerësojnë se Kuvendi nuk do duhej të shkojë në pushim, pa u përfunduar disa punë.

Sipas Nagavcit, edhe kryetarja e Kuvendit,Vjosa Osmani ka qenë e interesuar, që të vazhdohet puna.

E burime mësojnë se, Kryesia nuk pati një vendim të prerë në lidhje me pushimin e deputetëve.

Por, pajtueshmëria ka qenë e plotë që të shkohet në pushim, pasi këto dy ditë të përfundojnë punët me seancat e caktuara.

Gjithashtu, mëson se po pritet edhe përgjigja e ministrit të Arsimit për Interpelancë, të cilën e ka inicuar Lëvizja Vetëvendosje.

(Kosova Sot Online)