Kurti bën paraqitjen e parë në TVV, paralajmëron rikthimin në qeverisje: “Kosova po bëhet Bergamoja e Ballkanit”

  • A.P /
  • 12 August 2020 - 21:15
Kurti bën paraqitjen e parë në TVV, paralajmëron rikthimin në qeverisje: “Kosova po bëhet Bergamoja e Ballkanit”

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për kanalin e partisë së tij, TVV, për qeverisjen alternative të subjektit që ai udhëheq.

Ai ka thënë se “Kosova po bëhet Bergamoja e Ballkanit”, duke shtuar se situatë më të rëndë se kjo Kosova nuk ka përjetuar që nga paslufta.

Kurti, ish-kryeministër i vendit, ka akuzuar qeverinë aktuale, duke thënë se ka dështuar t’u japë zgjidhje dy krizave, që ai thotë se janë ekonomia dhe shëndetësia.

Ai më pas ka thënë se VV’ja ka krijuar qeverisjen alternative, që përqëndrohet në ekonomi dhe shëndetësi.

“Do t’i përmbledhim ato që qeverisja të ndodhë pa asnjë minut pas rikthimit tonë në qeverisje”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)